Kompania kineze e makinave elektrike Nio, ka deklaruar se do t’i mbajë çmimet e larta në vend që t’i ulë ato, me arsyetimin se nuk do t’i bashkohet luftës së çmimeve, që e nisi Tesla e Elon Muskut.
Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, William Li, kompania e tij do të fokusohet më tepër në përmirësimin e shërbimeve ndaj klientit, siç janë shtimi i stacioneve të shkëmbimit të baterive dhe të mbushësve. Ai shtoi se teknologjia e shkëmbimit pretendon t’i ndërrojë bateritë në mënyrë që vozitësit të mos kenë nevojë të presin derisa të mbushen.
“Për ne, sigurisht që nuk do t’i bashkohemi luftës së çmimeve,” tha Li, duke pretenduar se produktet dhe shërbimet e Nio ia vlejnë çmimin, raportoi CNBC.
Ai ka shtuar se kompania po punon që t’i tarifojë shoferët me nga 56 dollarë në muaj për të përdorur sistemin e saj asistues të vozitjes, të quajtur Navigate on Pilot Plus.
Softueri ishte falas për testim, por tash është me pagesë.
Ky sistem iu ndihmon vozitësve në parkimin, ndërrimin e korsive të autostradës dhe veprime të tjera.