Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kia vjen me diçka krejt ndryshe

Koncepti i ri i Kia paralajmëron dizajnin e gjeneratës së ardhshme të modelit Pro Cee'd.

Kia ka vendosur të bëjë një hap të ri sa i përket dizajnit të modelit të tij kompakt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koncepti, i cili premierën zyrtare do ta ketë në panairin e ardhshëm të Frankfurtit, ka formën e karrocerisë të ashtuquajtur “Shooting Brake”, edhe pse Kia nuk parapëlqen të përdorë këtë term, , transmeton KosovaPress.

Në kompaninë koreane në vend të kësaj përdorin termin “hot hatch”, për të theksuar dimensionin e saj sportiv.

Pasi që Kia paralajmëron se koncepti paraqet hyrje në gjeneratën e ardhshme të prodhimit të modelit Pro_cee'd, mbetet të shihet nëse edhe versioni serik do të mbajë karrocerinë atraktive Shooting Brake.

Image

Image