Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kia Soul i ri, i gatshëm për premierën botërore

Edhe pse ana e jashtme e Soulit testues në video është kamufluar nga sytë e njerëzve kureshtarë, ajo karakterizohet nga një siluetë karakteristike që e bën këtë model të dallueshëm qëkur në treg më 2009-ën versioni i tij i parë u shfaq në treg.

Brezi i ri i modelit Soul të Kias ndan platformën mekanike të Hyundait – Kona, dhe për herë të parë ky model do të ketë si opsionin motorin me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Pritet që Soul i ri do të jetë më i madh në krahasim me modelin aktual, me qëllim që të ofrojë më shumë rehati për pasagjerët.

Gjithashtu, Soul i ri do të jetë në dispozicion edhe në version tërësisht elektrik, sipas mediave amerikane.

Premiera botërore e Soulit të ri do të mbahet në panairin e veturave në Los Anxhelos, në fund të këtij muaji.

Artikuj të ngjashëm