Kia ka paralajmëruar se përveç modelit tashmë të shfaqur Ceed me pesë dyer, viteve të ardhshme do të prezantojë edhe tri vetura nga e njëjta familje.
Njëri prej tyre do të jetë gjithsesi versioni karavan, autor i të cilit do të jetë X-Tomi, i njohur për projekte të ngjashme, transmeton KosovaPress.
Derisa tash është e qartë paraqitja e Ceed, autori në renderin e dytë është lëshuar në imagjinatë dhe ka treguar se si sipas tij mund të imagjinohet një Ceed "fastback" hipotetik.
Si bazë për të dy renderët është përdorur Ceed i ri me pesë dyer.
Sa i përket planeve për versione tjera, prodhuesi korean planifikon variantin SUV/crossover, i cili do të jetë konkurrent i Volkswagen T-Roc dhe do të pozicionohet ndërmjet modeleve Kia Stonic dhe Sportage.
Ky model është planifikuar për vitin e ardhshëm dhe para tij do të arrijë versioni karavan dhe ai sportiv Proceed. Më vonë pritet edhe versioni më i fuqishëm GT, i bazuar në hatchback, por thuhet se nuk do të jetë po aq agresiv sa edhe Hyundai i30 N.