Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kështu mund të duket Jaguar E-Pace R-S dhe XE SV Project 8 Sportbrake

Së fundmi, kompania e njohur britanike e veturave, Jaguar, ka promovuar zyrtarisht Crossoverin e ri E-Pace dhe dizajneri i pavarur X-Tomi Design tani ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket në version R-S ky Crossover.

Image

X-Tomi Design, siç mund të shohim nga fotografia, për modelin e mundshëm E-Pace R-S ka parashikuar mbrojtësin e përparmë të ri, set pragjesh, disa detaje me ngjyrë të zezë dhe nga fibra të karbonit, rrotat më të mëdhenj, disqet e frenave me ngjyrë të kuqe, si dhe amortizatorët sportiv, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse ndonjëherë Jaguar do të prodhonte një model të tillë, atëherë nën kofanon e tij do të gjendej motori V6 me kompresor e me kapacitet prej 400 kuajfuqi.

Muajin e kaluar, departamenti SVO (Special Vehicle Operations) i Jaguarit ka prezantuar modelin XE SV Project 8, i cili përshkruhet si Sedani më i fuqishëm e më ekstrem i kompanisë, por mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të mund të presim edhe versionin Sportbrake karavan.

Image

Gjithashtu, X-Tomi Design edhe për këtë model ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket Jaguar XE SV Project 8 në version Sportbrake, të cilin mund ta shohim në fotografi.

Të kujtojmë, ky model ka motor 5.0-litër V8 me kompresor e kapacitet prej 600 kuajfuqi, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Së bashku me motorin e fuqishëm, në kombinim me marshin Quickshift me tetë shpejtësi, XE SV Project 8 karakterizohet edhe me paketën për aerodinamikën (spoileri i përparmë, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, set pragjesh, difuzer i pasmë, spoiler i madh i pasmë), përcjell Koha.net, kofanon nga fibra të karbonit, rrotat 20-inç me goma Michelin Pilot Sport Cup 2, frenat karbon-qeramik, sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët me ajër, si dhe enterier me ulëset për gara.

Sa i përket shpejtësisë, ky Sedan shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 322 km/h.