Fidan Kalludra, garues nga Mitrovica, ka fituar garën e parë të disiplinës drift në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.
Ai arriti të marrë vendin e parë me BMW-në e tij duke grumbulluar 77 pikë.
Gramos Binaku i Gjakovës me Opel doli i dyti me 50 pikë, ndërsa Alteron Sylmeta nga Gjakova përmbylli top-treshen.
Liridon Kalenderi dhe Bujar Bytyqi dolën në pozitat katër dhe pesë.