Prodhuesi rus i armëve “Kallashnikov” ka zbuluar veturën e re elektrike, i frymëzuar nga një model i vitit 1970.
Mendohet se ky projekt do të rivalizojë Teslën e Elon Musk. Marka e njohur në të gjithë botën për automatikun AK-47, paraqiti të enjten prototipin me ngjyrë bojëqiell të quajtur CV-1, në një ekspozitë në rrethinat e Moskës, transmeton tch.
Mjeti mund të arrijë shpejtësinë 350 km/h kur është i karikuar plotësisht.
Kalashnikov ka kohë që po përpiqet të zgjerojë markën e saj, duke lançuar kohët e fundit linjat e veshjeve dhe mallrave të tjera civile duke filluar nga çadra deri tek mbrojtëset e telefonave celularë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Turqia po e arrin BE-në me vetura elektrike
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike