Jaguar Land Rover do të pezullojë punën për tregun në Kinë për shkak të rënies së shitjeve.
Për shkak të një lufte tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, dhe rritjes së detyrimeve të importit, Jaguar Land Rover ka shënuar rënie në shitje deri 50% në tregun më të madh të makinave.
Kompania vendosi të pezullojë punën e fabrikës në Solihull për dy javë, duke filluar nga 22 tetori. Jaguar F-Pace, Land Rover, Range Rover, Range Rover Sport dhe Range Rover Velar janë prodhuar në këtë objekt, transmeton KP.
Më herët, JLR zvogëloi orarin e punës në fabrikën e dytë të prodhimit në Kasl Bromwich për tre ditë në javë nga tetori deri në fillim të dhjetorit. Jaguar Land Rover përbën një të tretën e 1.67 milionë makinave të prodhuara në Britani të Madhe vitin e kaluar.
Rreth 45% e automjeteve të shitura nga ky prodhues janë me naftë, e cila ka pësuar goditje të dhunshme në shitje për shkak të rritjes së taksave në një numër vendesh, në mënyrë që të rrisë standardet mjedisore.
JLR ka paralajmëruar edhe për ndikimin negativ të Brexit, dalja britanike nga Bashkimi Evropian, për shkak të humbjes së tregtisë së pakufizuar me BE-në.
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Kina ndalon veturat me doreza të fshehura
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani