Gjiganti britanik i veturave, Jaguar, do të festojë 70-vjetorin e veturës sportive, XK120, me një version të veçantë të modelit F-Type.
F-Type aktualisht është prezantues i shpirtit sportiv të Jaguarit. Ai është pasardhës i modelit origjinal XK120 i lansuar më 1948. Pas XK120 kishin ardhur E-Type, XK dhe XJ220.
Versioni i veçantë do të jetë i disponueshëm në versionet coupe dhe cabrio. Konsumatorët mund të zgjedhin mes dy motorëve.
Një nga motorët është me katër cilindra benzinë 2.0-litra me 300 kuajfuqi dhe një motor V6 3.0-litërsh 385 kuajfuqi. Të dy motorët vijnë me një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Jaguari shënon 60 vjetorin e E-Type me model special
-
Jaguar me 2 F-Type super sportiv për të festuar 70 vjetorin e veturave sportive
-
Jaguar ndryshon krejtësisht, lanson konceptin që nxiti debat
-
Jeepi feston ditëlindjen e 80-të me dy modele speciale Renegade dhe Wrangler
-
Jaguari kthen modelin e para 70 vjetëve, C-Type