Sipas revistës së njohur britanike, Autocar, Jaguar është duke shqyrtuar mundësinë që konsumatorëve t’u ofrojë modelin e ri Coupe 2+2 dhe nëse merr dritën e gjelbër, XK i ri do të prodhohej së bashku me gjeneratën e re të F-Type.
Këtë, po ashtu, e ka thënë edhe Hanno Kirner, kreu i strategjisë së prodhimit në JLR, i cili ka konfirmuar se në kompani po punohet për një familje të plotë të veturave sportive, transmeton Koha.net.
Jaguar XK nuk është duke u prodhuar që nga viti 2014, ndërsa pasardhësi i tij do të bazohej në versionin e modifikuar të platformës të cilën do ta përdorë F-Type i ri.
Gjithashtu, ky Coupe 2+2 i ri do të mund të vijë gamën e motorëve të Jaguar Ingenium, duke përfshirë motorin benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 300 kuajfuqi, si dhe motori me gjashtë cilindra në shumë versione. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar as versionet R dhe SVR, ku ky i fundit do të mund të vinte me motor 5.0-litër V8 e 575 kuajfuqi.
Jaguar XK i ri nuk do të shfaqet para vitit 2021, ndërsa F-Type i ri pritet të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm.
-
Jaguar ndryshon krejtësisht, lanson konceptin që nxiti debat
-
Po vjen Range Rover 2022, gjenerata e pestë në historinë e këtij brendi
-
Land Roveri do ta lansojë veturën e parë elektrike në vitin 2024, Jaguari në vitin 2025
-
Jaguari shënon 60 vjetorin e E-Type me model special
-
Nissan shtyn Qashqain e ri për 2021-tën