Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jaguar XE në version të ri sportiv

Jaguar në tregun britanik ka filluar të shesë modelin XE në version të ri të quajtur Landmark Edition, i cili është i bazuar në modelin XE R-Sport.

Jaguar XE Landmark Edition vjen me mbrojtësin e përparmë sportiv, spoiler të pasmë, pragjet e reja, set të ri të rrotave prej18-inç nga alumini, amortizatorët sportiv të cilat rregullohen përmes butonit, dhe detajet me ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme (pasqyrat, maska e përparme, vrimat anësore për ajër), transmeton Koha.net.

Gjitahashtu, XE Landmark Edition vjen edhe me etikën “Landmark”, dritat Xenon, ulëset sportive me lëkurë ngjyrë të zezë, sistmein infotainment 10-inç Touch Pro, sistemin e navigacionit, Bluetooth, sistemin automatik për frenim, etj.

Në ofertë janë tre ngjyra të eksterierit – e bardhë, e kuqe dhe e zezë, ndërsa çmimet për XE Landmark Edition fillojnë nga 36,995 funte, aq sa kushton versioni me motor dizel 2.0-litër e marsh manual me gjashtë shpejtësi.

{gallery}