Auto

Jaguar Land Rover dhuron mbi 160 vetura për të ndihmuar shërbimet e emergjencës

Jaguar Land Rover ka dhuruar mbi 160 vetura në të gjithë botën, për të mbështetur shërbimet emergjente në luftën kundrejt koronavirusit.

60 prej tyre i janë dhënë Kryqit të Kuq Britanik, e 27 prej tyre janë Land Rover Defender.

Jaguar Land Rover i ka dhuruar vetura edhe Kryqit të Kuq të Spanjës, Francës, Afrikës dhe Australisë, transmeton KOHA.

Në të njëjtë kohë, kjo kompani ka thënë se është duke punuar me Qeverinë Britanike, të cilëve i ka ofruar hulumtimet dhe eksperiencën inxhinierike si dhe atë digjitale e të dizajnit, modelet dhe prototipet e printerëve 3D, makineritë e mësimit, inteligjencën artificiale dhe mbështetje shkencore.

Kjo kompani gjithashtu i ka dhuruar pajisje mbrojtëse spitaleve britanike.