Infiniti ka zbuluar një koncept QX80 Monograph para debutimit në panairin e veturave në New York, i cili do të mbahet javën e ardhshme, transmeton koha.net.
Infiniti QX80 Monograph do të prodhohet për tregjet e SHBA-së dhe të Kinës, ndërsa ka dizajnin e fundit familjar të kompanisë, i adaptuar për SUV, ndërsa detajet tjera teknike nuk janë zbuluar.
“QX 80 Monograph shfaq konceptin tonë të luksit dhe stilit në rrugë dhe është një eksplorim në atë se si ne mund ta rrisim ofertën tonë për të ardhmen në modelet e SUV luksoz”, ka thënë nëpërmes një deklarate shefi i Infiniti, Roland Krueger.