Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

IFO: Sektori i automjeteve sërish pesimist

Berlin, 4 nëntor – Sektori kryesor ekonomik gjerman, ai i automjeteve, mbetet pesimist për muajt e ardhshëm, me gjithë një rritje të kërkesës në tetor, sipas një sondazhi të institutit IFO.

“Kërkesa për makina është rritur ndjeshëm”, tha Klaus Wohlrabe, një analist në institutin IFO në Mynih, duke shtuar se rritja kishte përmirësuar ndjeshëm humorin midis drejtuesve të kompanive.

Indeksi i besimit për industrinë e automjeteve muajin e kaluar u rrit në 20,4 pikë muajin e kaluar nga 20,2 në shtator.

Sidoqoftë, indeksi IFO që mat pritjet për muajt e ardhshëm në sektor ra për të katërtin muaj radhazi nga 27,6 pikë në shtator në 17,7 në tetor.

”Tre të katërtat e makinave të prodhuara nga Gjermania eksportohen dhe kërkesa në tregjet jashtë shtetit ka të ngjarë të jetë pak më e dobët muajt e ardhshëm”, theksoi IFO/DPA.

Artikuj të ngjashëm