Tucson N do të jetë rivali direkt i SEAT, i cili në panairin e automobilave në Gjenevë do të debutojë me emrin Cupra Ateca.
Drejtori i shitjeve globale të Hyundait, Bjung Kvon Rim, tha se Tucson N është në fazën e hershme të zhvillimit, por pas tij do të vijnë modele të tjera.
Hyundai lansoi sektorin N me sjelljen e ish-drejtorit të divizionit M të BMW-së Albert Birman. Ai vitin e kaluar shprehu dëshirën që të zhvillojë modelin profitabil Tucson, njëri nga modelet më të shitura të këtij prodhuesi jugkorean në botë.
Edhe më tej nuk ka detaje për Tucson N, por ai pritet të ketë motor 2.0 litra turbobenzinë me 271 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.
Tucson N fillimisht do të dalë në tregun evropian, ku është më i popullarizuar, ndërsa debutimi pritet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.