Kompania që merret me modifikimin e veturave, Bündnerbike, dhe prodhuesi i njohur zviceran i orëve, Bucherer, u bashkuan për të krijuar këtë Harley-Davidson të porositur, e cila u bë motoçikleta më e shtrenjtë në treg.
E quajtur Blue Edition, motoçikleta e përshtatur sipas porosisë është më e çmuara në planet, me një vlerë prej 1.8 milion dollarë, transmeton Koha.net.
Disa faktorë çuan në etiketimin e çmimit të fryrë, duke përfshirë gjashtë shtresat e ngjyrës së kaltër të shkëlqyeshme, vidat e ngjyrosur me ari dhe 360 diamante të aplikuara në trupin e motoçikletës së ngjyrosur me argjend.
Të gjitha detajet e motoçikletës janë të punuara me punëdore, duke përfshirë dorezat e zbukuruara me bizhuteritë e Buchererit dhe një diamant 5.40-karat brenda një kubi me xham të blinduar.
{gallery}
Për më tepër shikoni videon.