Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Garat automobilistike rikthehen të dielën në pistën e Sllatinës

Pista e vjetër e Aeroportit në Sllatinë do të jetë edhe njëherë vend takimi i dashamirëve të shpejtësisë, zhurmës “artistike”, atraksioneve dhe garës automobilistike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Eurogoma RT, mbahet Drage Race, e katërta për këtë vit dhe e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në Automobilizëm, transmeton Koha.net.

Prej orës 08:00-09:30 do të bëhet paraqitja në garë, për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit, pajisja me numra startues, kontrollimin teknik dhe dy lëshime të lira, në të cilat do të matet koha e çdo veture dhe do të përcaktohet klasa në të cilën do të garojë.

Në orën 13:00 është paraparë fillimi i garës, ndërsa FASK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet.

Në FASK bëjnë me dije se tashmë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve janë paraqitur ‘online’, por sigurisht që shumë më tepër do të paraqiten të dielën.

Edhe Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë Auto Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

FASK është e sigurt se nuk do të mungojë as interesimi i dashamirëve të auto sportit.

Image