Kompania e njohur gjermane e specializuar për modifikimin e veturave, G-Power, ka shënuar 35 vjetorin me prezantimin e një versioni të veçantë të BMW M3. Për të festuar jubileun e saj, kompania zgjodhi formën klasike të gjeneratës së mëparshme të këtij modeli.
G-Power ka njoftuar se ka shitur rreth 1,000 sisteme me kompresor për BMW M3 nga një total prej 3,000 veturash të cilat janë modifikuar gjatë 35 viteve të fundit.
Paketa për versionin e veçantë me rastin e 35 vjetorit kushton 2,250 euro dhe sjell 80 kuajfuqi shtesë. Fuqia maksimale është rritur në 508 kuajfuqi, duke shtuar edhe kompresorë, transmeton Koha.net. Ky model i veçantë reagon “ashpër” dhe menjëherë ndaj presionit mbi pedalin e shpejtësisë dhe kështu ndryshon nga versioni standard me motorin V8.
M3 është modeli më i suksesshëm për G-Power deri më tani. Në vitet e kaluara, kompania ka zgjeruar fushën e punës edhe në modelet tjera të BMW-së, të tilla si M5 dhe M6.
{gallery}