Volkswagen do të zbulojë versionin për kamping që do të prodhojë “California XXL” e që do ta prezantojë në panairin e Dusseldorfit “Caravan Salon” i cili mbahet me 24 gusht.
Lajmi për një version për kamping “California XXL” është konfirmuar, pasi një seri e skicave të tij janë zbuluar, transmeton koha.net.
Thjesht i quajtur “California XXL” tani për tani, furgoni shumë i madh për kamping është i inspiruar në versionin origjinal të Bulli, dhe është i gjatë afër 6 metra e afër 3 metra i gjerë.
Si rezultat i kësaj, California XXL, ashtu siç sugjeron edhe emri, është shumë më i madh se sa versioni California standard, i cili është i bazuar në kombin T6 Transporter.
Volkswagen California XXL ka hapësirë për një shtrat super të madh apo për 2, ka ngrohje nën dysheme, shtrati mund të ngrohet apo freskohet, wc e tush për t’u larë, kuzhinë me lavabo e frigorifer plus hapësirë për ndejë e për të ngrënë.
Nën ‘lëkurë’ ka motorin 2.0 litërsh që prodhon 177 kuaj fuqi e ka sistemin me të gjitha rrotat aktive 4MOTION.
{gallery}