Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi prezanton Focusat e rinj

Fordi ka prezantuar Focusin më të ri të mbushur me teknologji.

Modeli i vitit 2019 vjen me dizajn krejtësisht të ri me materiale të përmirësuara.

Focusi i ri është i bazuar në platformën e re “C2”, që përmirëson hapësirën e brendshme, performancën në rast përplasjeje dhe aerodinamikë më të mirë për të përmirësuar vozitjen ekonomike.

Për modelet evropiane, Focusi do të ketë dy zgjedhje motorësh benzinë. Opsioni i parë është 1.0-litërsh EcoBoost me 84, 99 dhe 123 kuajfuqi si dhe një motor i ri 1.5-litërsh EcoBoost me 148 dhe 180 kuajfuqi. Marshi manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me tetë janë dy zgjedhjet në dispozicion.

Sa i përket çizelit, ka njësi të reja 1.5 dhe 2.0-litërshe me 94, 118 kuajfuqi për modelin e vogël, teksa i madhi ka 148 kuajfuqi.

Evropa do të marrë e para veturat e reja Ford, ndërsa në SHBA ato do të dalin në gjysmën e dytë të vitit 2019.