Kompania e njohur amerikane, Ford, zbuloi Mustangun e ri në version elektrik dhe Crossover. Ky model i ri quhet Mach-E.
Sipas Autozeitung.de, këtë model Fordi e ka punuar në bashkëpunim e kompaninë prestigjioze gjermane të veturave, Volkswagen, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky Crossover atraktiv, i cili ka dizajnin e ngjashëm me Mustangun standard, ka platformën modulare për tërheqje elektrike MEB (Modularen Elektrobaukasten).

Ford Mach-E hyn në klasën në të cilën gjenden ende Audi e-tron si dhe Mercedes-Benz EQC, si dhe vjen me baterinë litium-jon të vendosur në qendër të veturës dhe me vetëm një mbushje të plotë mund të kalojë nga 480 deri në 600 kilometra.
Mach-E, i gjatë 5 metra, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3 sekonda.
Prezantimi i Ford Mach-E pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm në panairin e veturave NAIAS që do të mbahet në Detroit.