Një veturë koncept Ferrari është parë duke u vozitur në rrugë publike për herë të parë, pas pothuajse 50 viteve që nga lansimi i tij.
Ferrari 512 Modulo, shumë i rrallë e vetëm 1 i prodhuar ndonjëherë, për të parën herë është shfaqur në panairin e veturave në Gjenevë më 1970-ën, transmeton koha.net.
Ky Ferrari duket si të ishte nga jashtë hapësirës e është dizajnuar si një kombinim i Ferrarit për rrugë normale edhe atyre për gara, me një trup aerodinamik e motor të fuqishëm V12.
Në 1970-ën, Modulo ishte pritur shumë mirë nga kritikët, madje ka fituar shumë çmime për dizajnin e tij.
Por trupi i pazakontë i tij mbi rrota bënte që ky të ishte shumë i vështirë për t’u drejtuar, e për këtë ky koncept kurrë nuk ka kaluar proceset e mëtutjeshme për t’u prodhuar në masë.
Ferrari 512 Modulo kishte një motor mahnitës, si për atë kohë ashtu edhe për tani pasi ka performanca të mahnitshme.
Motori është një 5.0 litërsh V12 që prodhon 550 kuaj fuqi e që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrij për 3.1 sekonda e atë maksimale prej 355 kilometra në orë.
Sipas raportimeve, edhe pse kjo veturë i është nënshtruar një restaurimi, motori i tij mbetet ai origjinal.
{gallery}
Ferrari 512S Modulo Pininfarina first drive. History being made... pic.twitter.com/qgrfNIL0Z8
— Jim Glickenhaus (@JimGlickenhaus) August 14, 2018