Ferrari ka zbuluar modelin 488 Pista, i cili ka motorin më të fuqishëm V8 të prodhuar ndonjëherë nga marka italiane.
Ky Ferrari ka bërë buj të madhe në panairin e veturave në Gjenevë për shkak të motorit të tij V8, 3.9 litërsh me benzinë i përditësuar dhe më i shpejti që kjo kompani ka prodhuar ndonjëherë e që ka 710 kuaj fuqi, transmeton koha.net.
Për shkak të këtij motori Ferrari 488 Pista shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.85 sekonda, 200 kilometra në orë për vetëm 7.6 sekonda e shpejtësinë maksimale 337 kilometra në orë.
Ferrari 488 Pista ka rreth 90 kilogramë më pak se modeli standard, e gomat e rrotave të dizajnuara në mënyrë të veçantë nga Michelin, e që shitet me çmim fillestar prej 228 mijë euro.
{gallery}
-
Novitec përforcon Ferrari 488 Pistan në gati 800 kuajfuqi
-
Ferrari më i fuqishëm ndonjëherë del në shitje me çmim fillestar 3m euro
-
Rrjedhin fotografi të Ferrari 488 Pista para debutimit zyrtar
-
Modeli 488 me motorin më të shpejtë në histori të Ferrarit
-
Motori i Ferrari Biturbocharged V8 fiton çmimin Motori i Vitit