Dy javë para debutimit zyrtar në Pekin, në publik kanë rrjedhë fotografitë e para të versionit të ri BMW M2 Competition.
Vetura ka motor biturbo 3,0 litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 410 kuajfuqi, transmeton KP.
M2 Competition nga 0-100 km në orë arrin për 4.2 sekonda me ndihmën e ndërruesit automatik të shpejtësive, i cili është më i shpejtë se sa M2 me transmisionin standard DCT.
Modeli më i ri i BMW-së do të ketë edhe konfigurim të ndryshëm të vozitjes, pasi në të dyja anët e timonit gjenden komandat M1 dhe M2.
BMW M2 Competiton do të prezantohet publikisht më 25 prill në sallonin e veturave në Pekin.
Artikuj të ngjashëm
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”