Ngjarja më e madhe e automobilizmit në Kosovë, ajo e “Drag Race” sivjet do të mbahet më 5 dhe 6 gusht.
Për dallim nga herët e tjera, kjo ngjarje do të organizohet për herë të parë pas pranimit të Federatës së AutoSporteve të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.
FASK ka konfirmuar për Koha.net datat e organizimit më masiv automobilistik në vend, por nuk ka dhënë detaje tjera rreth organizimit.
Kjo ngjarje, e organizuar në shtegun e vjetër të Aeroportit, në vjetët e fundit ka grumbulluar më shumë se 10 mijë qytetarë në dy ditë të garave.
Artikuj të ngjashëm