Modeli aktual Challenger i kompanisë së njohur amerikane Dodge (i prezantuar më 2008-ën) pritet të bëhet me pasardhës pas 12 vjetësh, më 2020-ën, me emrin MY 2021.
Sipas Motor1, gjenerata e re e këtij modeli nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por dizajni i tij do të jetë vetëm një evolucion i modelit të tanishëm, transmeton Koha.net.
{gallery}
Kjo vlen edhe për platformën, që nënkupton se platforma aktuale LX do të pësojë një evolucion të vogël ose më mirë të themi do të modifikohet për Challengerin e ri.
Detajet zyrtare për gamën e motorëve ende nuk janë zbuluar, por thuhet se mund të priten motorët V6 dhe V8. Po ashtu, nuk duhet përjashtuar as motorin me katër cilindra.
Artikuj të ngjashëm