Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Disenjatori francez e transformon Renaultin në një suitë hoteli

Disenjatori francez Mathieu Lehanneur e ka transformuar veturën Renault 4L, një ikonë e viteve 1960, në një automjet luksoz udhëtimi me një hapësirë pritjeje në bagazhin transparent.

Për nder të 60-vjetorit të automjetit, Renault i kishte ngarkuar Lehanneurit të krijonte një veturë koncept që shfaqte vizionin e tij për 4L.

Përgjigja e Lehanneur ishte “Suita numër 4”, e cila reflektonpikëpamjen se udhëtimet kanë të bëjnë më shumë me përvojën sesa me destinacionin.

Vetura ka të njëjtat linja dhe dimensione të jashtme si ajo klasike 4L, por paneli i pasmë është zëvendësuar me xhama panoramikë që mbulojnë anët dhe çatinë e saj. Sipas Lehanneur, ato duken si xhami arkitektonik, por janë bërë nga polikarbonat transparent.

Në bagazhin transparent, ai ka krijuar një dhomë të rehatshme ndeje.

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm