Prodhuesi çek ka publikuar detaje të reja dhe fotot e para zyrtare të hatchbackut të ri kompakt që do të debutojë deri në fund të vitit.
Scala është modeli i ri Skodës në të ashtuquajturin segmentin “C” të veturave kompakte, në të cilin në Evropë Golf është i pamposhtur, me një konkurrencë të fortë të veturave, si Ford Focus, Opel Astra, Renault Megane, Peugeot 308.
Në fotografitë e para zyrtare të prodhuesit çek, modeli i ri është ende i mbuluar - kështu që detajet e jashtme janë fshehur.
Motorizimi përfshin pesë njësi të fuqisë, nga 66 kW (90 kuajfuqi) në 110 kW (150 kuajfuqi). Modeli i ri ka një gjatësi prej 4,362 mm, një gjerësi prej 1,793 mm dhe një lartësi prej 1,471 mm, ndërsa boshti bazë është 2,649 mm, transmeton ksp. Scala do të ofrojë pesë motorë të ndryshëm, të cilët janë në përputhje me standardin evropian të shkarkimeve të gazrave, Euro 6d-TEMP.
{gallery}
Do të jenë në dispozicion tre motorë benzinë dhe një motor dizel, dhe në vitin 2019 do të jetë edhe një opsion me motor i pranueshëm ekologjik (CNG).
Të gjithë motorët kanë injeksion të drejtpërdrejtë dhe turbombushës, si dhe teknologji Stop/Start dhe rigjenerimin e frenave.
Premiera e Skoda Scala do të jetë deri në fund të 2018-ës dhe do të dalë në shitje në vitin 2019.