Land Rover Defender 110 ka një origjinë modeste, një model i dizajnuar për të shërbyer si një automjet për çdo terren i cili mund të përmbushë kërkesat e fermerëve dhe eksploruesve.
Ndërsa dizajni klasik dhe aftësia e Land Rover Defenederit e ka përballuar testin e kohës, shoferët e sotëm presin më shumë, transmeton Koha.net.
“Spectre” 110 Crew Cab i kompanisë Himalaya është vetura për ata që duan të shihen dhe të dëgjohen ndërsa janë duke vozitur.
{gallery}
Himalaya Spectre 110 Crew Cab vjen me eksterier me ngjyrë gri “Gunmetal”, rrotat 18-inç me ngjyrë të zezë “Sawtooth” dhe goma “Toyo Open Country”, amortizatorët “Performance”, ulëset “Recaro” me lëkurë cilësore ruse, timonin “Momo”, audio sitemin e ri, ekranin “Alpine HALO” të ndjeshëm në prekje, etj.
Gjithashtu, ky Defender i ri vjen me motor të Corvettes, 6.3-litër V8 LS3, i cili është me kapacitet prej 391 kW/525 kuajfuqi, si dhe është në kombinim me marshin automatik prej 6 shpejtësive dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4.
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Land Rover Defender synon që më 2025-n “ta ndryshojë lojën” me veturën elektrike
-
Prezantohet Land Roveri më i gjatë në histori
-
Dalin foto të Land Rover Defender 130, superveturë me tetë ulëse
-
Land Rover Defender SVR me motor të BMW-së vjen vitin e ardhshëm