Volkswagen ende nuk i ka dhënë Arteonit motorin V6 të cilin ai e meriton, por selia e tyre në Australi i kanë vënë kësaj veture motorin më sportiv deri tani.
Kjo është bërë si pjesë e ngjarjes për përditësimin e veturave që njihet si “World Time Attack Challenge” e cila organizohet për çdo vit në Sydney të Australisë, transmeton koha.net.
I bazuar në modelet R-Line, ata i kanë vënë motorin 2.0 litërsh TSI i cili prodhon 276 kuajfuqi në modelet standarde por me përditësimin e tyre ky motor tani prodhon 483 kuajfuqi, plot 207 kuajfuqi më shumë.
E gjithë kjo fuqi dërgohet te të gjitha rrotat nga sistemi 4Motiron e DSG.
I testuar në Luddenham Raceway të Sydney, ky Arteon unik shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda që është përmirësim shumë i madh krahasuar me modelin standard me 5.6 sekonda.
Shpejtësia maksimale e tij nuk është përmendur, por sigurisht se ajo është më e madhe se 250 kilometra në orë.
{gallery}