Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Daimler Truck thotë se kostot e kamionëve elektrikë do të mbeten të larta

Shefi ekzekutiv i Daimler Truck (DTGGe.DE) tha se kostot e kamionëve elektrikë do të jenë “përgjithmonë më të larta” se ato që përdorin motorë me djegie.

Kjo, ka raportuar të dielën Financial Times, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka shtuar kostot e lëndëve të para.

Martin Duam i tha gazetës së qeveritë duhet të ndihmojnë për të bërë diferencën në koston e materialeve shtesë të përdorura në automjetet me bateri.

“Pa asnjë subvencion, çmimi i një kamioni elektrik do të jetë përgjithmonë më i lartë se ai i një kamioni që ka motor me djegie”, tha ai.