Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cilat ngjyra veturash fshehin më mirë gërvishtjet dhe papastërtitë?

Zgjedhja e ngjyrës së veturës është një praktikë e zakonshme mes shoferëve në të gjithë botën.

Megjithatë, kur vendosni për një ngjyrë, përveç estetikës, ka edhe disa elementë të tjerë që janë të rëndësishëm për t'u zgjedhur.

Raporti vjetor i fundit mbi ngjyrat e veturave të reja nga Axalta paint (prodhuesi i bojrave) sjell një informacion interesant - për ngjyrat që fshehin më mirë gërvishtjet e vogla në automjete, shkruan Mirror. 

Ngjyrat e bardha apo të lehta kanë përparësi, sepse fshehin më mirë gërvishtjet në diell, si dhe papastërtitë që janë grumbulluar jashtë veturës.

Në anën tjetër të spektrit janë nuancat e zeza ose të errëta të ngjyrës. Çdo njollë apo gërvishtje do të jetë më e dukshme për syrin dhe do të kërkojë riparime dhe larje më të shpeshta për ta bërë veturën të duket tërheqëse.