Një muaj pas modifikimit të modelit të Ferrarit, 488 Spider, kompania e njohur polake Carlex Design tani prezanton projektin e saj më të ri – Mercedes-AMG C43 4MATIC Sedan të modifikuar.
Carlex Design tani është marrë me modifikimin e interierit të Sedanit C43 4MATIC, transmeton Koha.net. Për këtë Sedan, kompania ka zgjedhur lëkurën Alcantara më cilësore, me të cilën ka mbuluar ulëset, timonin, dyert, panelin mbi instrument-tabelën, mbështetësin e dorës, etj.
Gjithashtu, për t’ia dhënë një pamje më të bukur interierit të këtij Sedani, kompania ka zgjedhur disa detaje me ngjyrë të kuqe.
{gallery}