Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW tërheqë nga tregu britanik 312,000 vetura

Prodhuesi gjerman BMW ka tërhequr nga tregu britanik 312,000 vetura për shkak të shqetësimeve se gjatë vozitjes veturat po fiken tërësisht, raporton BBC.

Veturat që po tërhiqen nga tregu janë BMW 1 Series, 3 Series, Z4 dhe X1, transmeton Koha.net. Këto modelet benzinë dhe dizel janë të prodhuar mes marsit të 2007-ës dhe gushtit të 2011-ës.

Vitin e kaluar BMW ka tërhequr nga tregu 36,410 vetura benzinë për shkak të çështjeve të sigurisë.