Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, njofton se në tremujorin e dytë të vitit 2020 ka shënuar humbje, para tatimit, prej 666 milionë eurosh. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati shënuar fitim prej 2.2 miliardë eurosh.
BMW ka pritur që fitimin këtë vit ta ketë më të ulët se vitin e kaluar, e po ashtu ka pritur që edhe kërkesa për automjetet e saj të bjerë, transmeton KOHA. Porositë e automjeteve të saja luksoze në këtë tremujor kanë rënë për 25 për qind.
Në muajin maj, ky prodhues pati paralajmëruar se do të ketë humbje në tremujorin e dytë dhe ka rishikuar parashikimet e rënies së biznesit. BMW ka parashikuar një diferencë në fitimin para interesit dhe fitimit (EBIT) në nivel mes zeros dhe tre për qind këtë vit. Vitin e kaluar ka qenë mes nivelit dy dhe katër për qind.
-
BMW-ja njoftoi për rritje të fitimit falë sipërmarrjes së përbashkët kineze e çmimeve të larta
-
BMW-ja rrit çmimet e veturave të përdorura dhe atyre të reja
-
BMW-ja pret rritje të fitimeve për vitin 2021
-
BMW-ja pret rritje të fitimeve këtë vit
-
BMW pëson rënie të madhe të shitjeve në tremujorin e parë të 2020-s