BMW ka prezantuar versionin më të fuqishëm dizel të serisë së re 5 me motor prej gjashtë cilindrash.
Motori 3.0 litra me ndihmën e 4 turbo-mbushësve prodhon rreth 400 kuaj fuqi. BMW M550d xDrive do të jetë në dy variante – si limuzinë dhe karavan. Versioni i limuzinës prej 0 deri 100 km/h i arrin për 4,4 sekonda, derisa karavani të njëjtën shpejtësi e zhvillon pas 4,6 sekondash, transmeton KP. Shpejtësia maksimale e të dyja versioneve është e kufizuar në 250 km në orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
BMW M550d xDrive ka sistem Integral Active Steering.
Versioni i limuzinës do të paraqitet në tregun evropian në korrik, ndërsa karavani në sallonet e shitjes do të arrijë kah fundi i vitit.
Çmimet tash për tash nuk janë bërë të ditura.