Duket se modeli M4 i BMW-së është duke në sy të shumë kompanive që merren me modifikimin e veturave.
Kësaj radhe me modifikimin e këtij modeli në foto, BMW M4 në version Coupe, është marrë kompania e njohur për rrota ADV.1 Wheels, duke e shndërruar në një veturë të pa rezistueshme.
ADV.1 Wheels për këtë M4 Coupe me ngjyrë të bardhë Alpine ka zgjedhur sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani Akrapoviç, amoritzatorët që mund të rregullohen përmes butonit, si dhe me disa elemente nga “M Performance Parts” të bëra nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.
Ajo çfarë e tërheqë këtë model janë rrotat ADV10 M.V2 CS prej 20-inç me ngjyrë të kuqe.
Gjithashtu, tani ky BMW M4 Coupe vjen edhe me motorin 3.0-litër Bi-Turbo të përforcuar në 770 kuajfuqi.
{gallery}