Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW-ja shtyn gjeneratën e ardhshme të Minit shkaku i Brexitit

Foto: Reuters

BMW-ja ka shtyrë zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të Minit, pasi kërkon të ulë kostot.

E gjithashtu pasiguria në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Britanisë dhe Bashkimit Evropian vështirëson vendimet për investime afatgjate, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjiganti gjerman i automobilave ka zhvilluar tre gjenerata të Minit që kur e kishte blerë nga “Rover Group” më 1994, duke mbajtur çdo automjet në treg përreth gjashtë vjet, transmeton Koha.net.

Modeli aktual i Mini Hatch, i cili është në treg që nga viti 2014, është ndërtuar në platformën teknologjike të kompanisë të quajtur UKL1.

“Jetëgjatësia e kësaj platforme është zgjatur”, tha zëdhënësi i BMW-së, Maximilian Schoeberl për Reuters. “Për arsye të kostos dhe për të Brexitit”.

Rregullat kundër ndotjes së ajrit dhe presioni i kostos tashmë e kanë detyruar Opelin dhe Vauxhallin të heqin modelet e “Adam” dhe “Karl” nga shitja.

Derisa shitjet e Minit kanë pësuar rënie në 4,1% vitin e kaluar në 346,639 makina dhe treguan një rënie prej 18% të regjistrimeve në dhjetor.

Aktualisht Mini krijohet në Oxford dhe në Born, Holandë. Dhe çdo makinë e gjeneratës së ardhshme do të kërkonte investime në linjat e prodhimit në të dy këto fabrika.

BMW-ja thotë se nuk do të bëjë investime në shkallë të gjerë derisa të ketë siguri më të madhe në lidhje me rezultatin e negociatave midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshje tregtare.

BMW-ja ka prodhuar 211,660 vetura në Holandë gjatë vitit 2018, një rritje prej 39 për qind krahasuar me vitin 2017.