Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW 2002 klasik kthehet në një “bishë” të vërtet me 744 kuajfuqi

Nuk duhet me qenë fans i BMW-së për ta ditur që dikur vetura 2002 klasik ka qenë yll i garave.

BMW 2002 është një ikonë e viteve 70-ta, e për këtë kompania e modifikimeve të veturave ‘Case-in-point’ ka bashkëpunuar me ‘Gruppe5 Motorsport’, për të kthyer modelet e viteve 1968-1975 të këtij modeli në ‘bisha’ rrugore.

E quajtur Gruppe5 2002, kjo veturë është modifikuar pothuajse në çdo këndë të saj, transmeton koha.net.

I gjithë procesi ka filluar me një ‘veturë donatore’, e cila është çmontuar kompletë e rindërtuar krejtësisht nga fillimi.

Këtij BMW 2002 i janë shtuar mbrojtës të rinj nga të gjitha anët duke e bërë atë të duket si një veturë krejtësisht tjetër.

Motori i tij origjinal 2.0 litërsh me katër cilindra është zëvendësuar me një tjetër super të fuqishëm V10 të marrë nga BMW M5 E60.

Po jo vetëm kaq, ata kanë modifikuar motorin 5.8 litërsh të M5-shit, duke e bërë që ai të prodhoj 744 kuajfuqi.

Edhe BMW M2 i ri “nxeh” vitin 2023, kushton mbi 70 mijë euro Auto BMW M2 i ri “nxeh” vitin 2023, kushton mbi 70 mijë euro

E sikur kjo mos të ishte e mjaftueshme, ata ofrojnë edhe motorin tjetër 5.9 litërsh që prodhon 803 kuajfuqi.

Këto dy kompani këtë modifikim e bëjnë për çdo këndë që ka një BMW 2002 për një shumë të pazbuluar ende.

{gallery}