Prodhuesi francez DS, anëtar i Grupit PSA, ka prezantuar vizionin e tij për veturën e së ardhmes në panairin e veturave në Pekin.
DS X E-Tense është një vizion francez i veturës së vitit 2035, me dy motorë elektrikë që japin 1360 kuajfuqi në një version garash, ndërsa 544 kuajfuqi do të jenë në dispozicion për veturën standarde, transmeton KP.
Modeli i ri ka një kabinë fleksibile që mund të përshtatet për dy pasagjerë.
Elementet e dizajnit X E-Tense do të paraqiten në modelet e reja DS, përfshirë DS 3 Sportback të planifikuar për fundin e këtij viti, si dhe DS 7 Crossback SUV, i cili do të ketë gati 300 kuajfuqi.