Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bentley nuk do të prodhojë SUV të ri, pavarësisht suksesit të madh të Bentaygës

Foto: Top Gear

Kompania e njohur britanike e veturave, Bentley, u përqendrua në elektrizimin e modeleve të tij, pavarësisht nëse janë versione hibride ose vetura tërësisht elektrike.

Kjo kompani, përveç versionit hibrid Bentayga tashmë në dispozicion, u ofron klientëve versione hibride të Continental GT, Flying Spur dhe Mulsanne.

Megjithëse pritej që pas suksesit të tregut të arritur nga SUV-i i parë i këtij prodhuesi - Bentayga, Bentley do të fillonte të zhvillojë një tjetër SUV të ri, të paktën deri më tash nuk ka asgjë.

Siç shkruan CarSales, i cili kishte njohuri për plane të reja për të ardhmen e kësaj kompanie, Bentley nuk ka ndërmend të bëjë edhe një model më të vogël ose më të madh se sa ai ekzistues, që është në kundërshtim me sinjalet e dërguara nga fabrika gjatë 2018 dhe 2019.

Ndërkohë, Bentley synon të avancojë teknologjinë e modelit Bentayga.

Bentayga përbën 50% të shitjes së kësaj marke super-luksoze britanike të veturave dhe tashmë është modeli më i shitur në historinë 100-vjeçare të kompanisë. Bentley në vitin 2018 arriti shitje rekorde, me gjithsej 10.000 njësi të shitura në të gjithë botën./ksp