Zhgënjimi është duke u rritur rreth rregullave kufizuese për ngasjen autonome në Evropë. Prodhuesit e automobilave akoma po presin që nivelet bazike të kësaj teknologjie të aprovohen për shitje.
Brendi “Audi” nga “Volkswagen Group” ishte i pari që hoqi “siparin” e sedanit “A8”, që erdhi me nivelin e tretë të autonomisë në fund të vitit 2018, transmeton Koha Ditore.
“Audi A8” ka potencialin që të ecë vetë në rrethana të caktuara, por me shoferin që duhet të jetë në dispozicion të kërkesave të automobilit për të intervenuar. Gjithsesi, sistemi i emërtuar “Traffic Jam Pilot” akoma s’ka marrë aprovimin nga rregullatorët për shitje.
“BMW” është zotuar ta sjellë automobilin elektrik “iNEXT” në vitin 2021. Automobili pritet të jetë i mbushur me shumë veçori të avancuara për ngasje autonome. Kjo nëse inxhinierët, si Alejandro Vukotich, mund t’ia dalin të gjejnë gjuhë të përbashkët me Brukselin.
Inxhinieri i njohur ka udhëhequr programin e “Audit” që kulmoi me sistemin “Traffic Jam Pilot” para se “BMW” ta “grabiste” në janar për të asistuar në kapacitetet për ngasje autonome të “iNEXT”.
“Merreni për shembull asistuesin e emergjencës, që ndal automobilin anash rrugës, kur shoferi nuk reagon në kërkesat e automobilit. Kjo është më mirë sesa që të mos bësh asgjë në raste të tilla, por akoma nuk ka as një lloj aprovimi”, ka thënë Vukotich për “autonews”.
Edhe
Gjermania bën hapin e parë drejt veturave autonome në rrugët publike
I vetmi opsion që lejohet me ligj për një automobil në këtë rast është të vazhdojë në trajektore, edhe pse mund të ndodhë shkatërrimi. “Edhe sistemi i avancuar i asistencës, niveli 2+, që “BMW” e ofron në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, si ngasja e automobilit vetëm deri në 60 kilometra në orë, në Evropë s’është e lejuar”, ka thënë më tej ai. “Korniza ligjore e kërkesave për certifikim me sistem të nivelit 3 për shitje në Evropë s’është qartësuar”, ka deklaruar Vukotich.
“Çështja e madhe” Grupi kryesor lobues në auto-industri nuk është i lumtur me shpejtësinë e përparimit rregullativ në Komisionin Ekonomik për Evropë në Kombet e Bashkuara (UNECE), trupin qeverisës përgjegjës për caktimin e standardeve për homologim në shumicën e vendeve të botës....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)