Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Autoprodhuesit gjermanë sërish nën “llupën” e BE-së

Autoriteti i Mbikëqyrjes Antimonopol i Bashkimit Evropian po heton prodhuesit gjermanë të automobilave BMW, Daimler dhe Volkswagen.

Sipas raportimeve, këto kompani po hetohen se kanë rënë dakord fshehurazi për të kufizuar zhvillimin dhe futjen e një sistemi kontrolli të emetimit të automjeteve.

Komisioni Evropian njoftoi sot se kishte marrë informacion se njësitë BMW, Daimler, VW, Audi dhe Porsche mbajtën një takim në të cilin ata ranë dakord të mos konkurronin me njëri-tjetrin në zhvillimin dhe prezantimin e teknologjive për të kufizuar ndotjen nga gazrat nga makinat në motorët benzinë dhe naftë, transmeton AP.