Ëndrra për triumf i detyron të rivalizojnë njëri-tjetrin. Vullneti për të realizuar ëndrrën thyen çdo bllokadë dhe i bashkon në një shteg.
Që nga vitet e para të pasluftës, Kosova dëshmoi se di të organizojë aktivitete të autosportit, për të vazhduar një traditë shumëvjeçare të organizimeve në ish-Jugosllavi. Më 1999 u mbajt gara e parë “Rally” për në Prekaz, shkruan Koha Ditore.
Falë angazhimit të madh të vullnetarëve, themeluesve Nexhat Kovaçi e Menduh Daka, si dhe veteranëve Agron Dida, Nevzat Karabegu e Muhamet Morina, deri më 2008 Kosova pati zhvillim të hovshëm të garave të automobilizmit në vend. Më 2008 u prit që të merrte hov edhe më shumë për shkak të shpalljes shtet i pavarur. Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve politike dhe pritjeve për zhvillim të autosportit, për tre vjet pati një ngecje të garave. Në atë periudhë nuk u zhvilluan mjaftueshëm gara dhe pati një amulli të automobilizmit.
Më 2012, më në fund u zhvilluan katër gara të disiplinës malore, që paraqet kushtin minimal për shpallje të rezultateve të një kampionati vjetor. Me këtë rast u rimëkëmb kampionati... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)