E ardhmja e automobilave dizel është lënë në hije në ditën hapëse të panairit më të madh të automobilave, “Geneva Motor Show”. Në hapje të ngjarjes së madhe, gjiganti automobilistik “Toyota” tregoi se do t’i japë fund prodhimit të automobilave dizel për Evropë.
Lëvizja nxiti gjigantët e tjerë të automobilizmit të dalin në mbrojtje të automobilave me naftë, duke mos pranuar “vdekjen” e këtij tregu, shkruan Koha Ditore.
Shefi i sektorit për Hulumtim dhe Zhvillim në “Mercedes Benz”, Ole Kallenius, ka thënë për “Irish Times” se beson që automobilat dizel kanë të ardhme të ndritur. Ai ka thënë se faktorë kyç do të jenë zhvillimet teknologjike që do të ndihmojnë në uljen e emetimeve nga motorët dhe largimin e shqetësimeve për ndotje të ajrit.
Sa i përket “Grupit Volkswagen”, gjiganti gjerman, që pranoi se ka bërë mashtrime në SHBA sa u përket testimeve të emetimit të gazrave, thotë se automobilat e rinj dizel do të bindin përdoruesit që të mos lejohet shuarja e plotë e automobilave tradicionalë me naftë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)