Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi zbulon skicat e konceptit të ri elektrik

Foto: Motor1

Audi ka publikuar skicat e konceptit të ri elektrik të quajtur “AI:me”, i cili do të ketë premierën kah gjysma e këtij muaji në Shangai, Kinë.

Pas konceptit elektrik Q4 e-tron që është prezantuar në fillim të marsit në Gjenevë, një veturë e re elektrike vjen nga Audi.

Ndërsa e-tron e Q4 është pothuajse gati për prodhim, koncepti AI:me duket si një tjetër në një seri skicash që zbulojnë se çfarë lloj të ardhmeje automobilistike na pret për dhjetë vjetët e ardhshme.

Dizajnerët kanë projektuar automjetin në mënyrë që kabina e pasagjerëve të ketë prioritet, ndërsa boshtet janë zhvendosur më tepër drejt këndeve të modelit, e cila maksimizon distancën ndërmjet boshteve dhe hapësirën e brendshme.

{gallery}

Eksterieri i konceptit AI:me është jashtëzakonisht aerodinamik, pasi në këtë mënyrë reduktohet rezistenca ndaj ajrit dhe rritet efikasiteti i energjisë, gjë që është shumë e rëndësishme për autonominë e ngasjes së automjeteve elektrike.

Edhe Audi prezanton superveturën e re Auto 1 muaj më parë Audi prezanton superveturën e re

Audi thotë se ky dizajn synon t’i tregojë botës “vizionin e një veture kompakte autonome të nesërme”.

Gjithashtu, koncepti AI:me do të prezantohet më 15 prill në panairin e veturave në Shangai./KosovaPress