Jo shumë kohë më parë, 200 kuajfuqi ishin më se të mjaftueshëm për “hot hatch”, por sot veturat e vogla në version Hatchback marrin motorë me një fuqi të lartë.
E fundit nga këto është Audi RS3 Sportback, i cili duke iu falënderuar kompanisë gjermane që merret me modifikimin e veturave, HGP Turbo, ka motor 2.5-litër me 606 kuajfuqi, transmeton ksp.
Kjo arrihet falë një turbo-mbushësit të ri, një kompresor më të madh, një filtër ajri K&N, një sistem të modifikuar të ajrit dhe sigurisht një motor të ri-hartuar, marshit DSG dhe kjo e tërë “paketë” kushton 15.500 euro.
Ky RS3 shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për 3,1 sekonda, 0 - 200 km/h për 9,7, dhe një çerek milje shkon për 11.01. Në teori, është më i shpejtë se Ferrari 458 Italia i cili shpejtësinë nga 0 deri 100 km/h e arrin për 3,4 sekonda dhe vetëm 0,1 sekonda më ngadalë se Ferrari i ri 488 GTB.
Klientët e interesuar do të duhet të paguajnë 77.730 euro për këtë version të Audi RS3. Për krahasim, versioni bazë i RS3 Sportback në Gjermani është 55,900 euro.