Kontrolli i rreptë i emetimit të gazrave ka detyruar Audin të ndërpresë shitjen e modelit sportiv SUV SQ5 në Evropë.
Për shkak të sistemit të ri WLTP (Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedure), i cili hyn në fuqi më 1 shtator, BMW disa nga automjetet e saja me motor benzinë do t’i ndalojë së shituri në Evropë (Seria 7, M3) dhe Mercedes-AMG me motor V12.
Audi njoftoi se vendimi është i bazuar në “përmbushjen e kapaciteteve”, por mediat theksojnë se arsyeja e vërtetë është standardi i lartë i emetimit të gazrave, transmeton ksp.
SQ5 është SUV-i më dinamik i Audit me motor 3.0-litër TFSI V6 me Turbo-mbushës, i cili prodhon 354 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 8 shpejtësive dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - Quattro.
Kjo mundëson arritjen e shpejtësisë nga 0 - 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,1 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.
{gallery}