Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi lanson pajisjen për pagesën e tarifave rrugore nga vetura

Kompania e njohur Audi, në kuadër të pilot-projektit në SHBA, konsumatorëve tani u ofron një pajisje të re përmes së cilës mund të paguhen tarifat rrugore.

Konsumatorët me rastin e blerjes së ndonjërën nga veturat e reja të Audit, do të ketë mundësi të blejnë edhe modulin e ri të instaluar i cili mundëson pagesën e tarifave rrugore, transmeton Koha.net.

Instalimi i kësaj pajisjeje do të bëhet përmes sistemin infotainment të veturës, në mënyrë që shoferi të ketë mundësi ta aktivizojë apo çaktivizojë atë.