Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi fillon prodhimin e SUV-it të parë elektrik

Edhe pse nga premiera botërore e Audi E-Tron na ndajnë edhe dy javë, prodhuesi gjerman ka njoftuar se prodhimi serik i kësaj veture ka filluar.

Modeli i parë i këtij SUV-it elektrik do të paraqitet në një ceremoni që do të mbahet në San Francisko më 17 shtator, transmeton ksp.

Audi E-Tron është duke u ndërtuar në një fabrikë në Bruksel, Belgjikë, ku një tjetër model elektrik E-Tron Sportback do të prodhohet në 2019.

Audi ka njoftuar më parë se E-Tron është mundësuar nga dy motorë elektrikë me fuqi prej 360 kuajfuqi, ndërsa në sajë të transmetimit automatik të ashtuquajturat mënyrën sport, vetura ka në dispozicion 408 kuajfuqi.

Ky model, shpejtësinë nga 0 deri 100 km/h përshpejton më pak se 6 sekonda, para se të arrijë një maksimum prej 200 km/h.

Edhe Audi prezanton superveturën e re Auto 1 muaj më parë Audi prezanton superveturën e re

Audi E-Tron është mundësuar nga një bateri me kapacitet prej 95 kWh, e cila është e mjaftueshme që sipas një cikli të ri WLTP matës vetura të kalojë 400 km.

Më shumë detaje rreth këtij modeli dhe fotot e para zyrtare do të shfaqen në ditën e premierës.